Strakosha me Lazion me pikë të plota! Chievo thellohet në fund

Futboll

Strakosha me Lazion me pikë të plota! Chievo thellohet në fund

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:05
Strakosha me Lazion me pikë të plota! Chievo thellohet në fund

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, me Lazion importuan tri pikë të mëdha,  duke e mundur me 2:0 Bologna-n, në ndeshjen e javës së 18-të në Serie A.  Futbollistët Luiz Felipe dhe Senad Luliç shënuan në minutën e 30-të përkatësisht në atë të 90-tën. Strakosha bëri paraqitje shumë të mirë dhe kontribuoi në fitoren e skuadrës së Lazios, e cila mban vendin e katërt me 31 pikë, kurse Bologna thellohet edhe më shumë në krizë, e cila renditet e 18-ta me 13. Përparim Hetemaj me Chievon pësuan humbje në udhëtim me 2:0 nga Sampdoria. Hetemaj futet në lojë në minutën e 15-të, por ka qenë e pamundur të kthehen me një pikë.  Quagliarella (47’) e Ramirez (59’) shënuan për fitoren e Sampdorisë. Sampdoria është në vend të pestë me 29 pikë, kurse Chievo e fundit me 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat