Edi Kolgeci për Prishtinën: Ju meritoni më shumë

Futboll

Edi Kolgeci për Prishtinën: Ju meritoni më shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Edi Kolgeci për Prishtinën: Ju meritoni më shumë

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) ka pasur një stinor vjeshtor shumë të mirë dhe pa dyshim se sukses i madh është renditja në vend të tretë me 24 pikë, dy me pak se kampioni vjeshtor Kastrioti i Ferizajt dhe kampioni në fuqi Besa Famgas nga Peja, kjo e fundit përfundoi në pozitën e dytë.

Meritë e suksesit të Prishtinës është edhe kryetari i saj i palodhshëm dhe që ka vizione të mëdha, Edi Kolgeci, që dha gjithçka nga vetja, si për mënyrën e organizimit po ashtu edhe në pikëpamje të tjera. “Në fund të sezonit vjeshtor dhe në fund të vitit 2018 dhe për këto 15 muaj sa jam së bashku me ju në klub më lejoni të ju përgëzoj për angazhimin dhe konsistencën tuaj për klubin dhe hendbollin në përgjithësi.

Image

KH Prishtina

Ju si hendbollistë të KH Prishtina, por edhe të gjithë sportistët kosovarë keni treguar dhe keni dhënë shembull se si duhet sporti, klubi por edhe qyteti dhe shteti juaj.

Për gjithë këto vite, si para dhe pas shpalljes së pavarësisë jeni ju sportistët që keni qenë shembull dhe na keni treguar se çka është vullneti, pasioni dhe si është të sakrifikosh për punën që e bëjmë pa marrë parasysh kushtet.

Me shpresë dhe besim se në të ardhmen do të gëzohemi edhe më shumë me sukseset tuaja, më duhet të them që ndihem mirë që jam pjesë e juaja me gjithë problemet dhe sakrificat e përbashkëta.

Ju admiroj për përkushtimin që e keni dhe e keni pasur pavarësisht të kushteve jo të mira nëpër të cilat ka kaluar dhe kalon sporti Kosovar gjatë këtyre viteve.

Ju faleminderit të gjithë lojtarëve dhe shtabit teknik të sezonit 2017/2018 dhe 2018/2019 për emocionet që më dhuruat për këto 15 muaj dhe shpresoj qe viti 2019 do të jetë një vit edhe më i suksesshëm dhe me më shumë përkrahje për organizimin e klubit.

Shëndet, gëzime dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.

Ju meritoni më shumë…”, ka thënë Kolgeci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat