Guardiola e pranon: Jemi të shqetësuar për atë që po ndodh

Futboll

Guardiola e pranon: Jemi të shqetësuar për atë që po ndodh

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Pep Guardiola

Manchester City ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier League. Qytetarët janë ndëshkuar nga Leicester 2-1 në King Power Stadium. Dhe padyshim që Pep Guardiola nuk ka qenë i kënaqur, por ka premtuar se ekipi i tij do të rikthehet shumë shpejt te fitorja.

“Ishte një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Crystal Palace. Ishim ne ata që e nisëm mirë dhe pësuam gol në goditjen e parë të kundërshtarit. Mendërisht na mungon vetëbesimi në atë situatë. 

“Duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi nevojë të kuptojmë se duhet të punojmë më shumë për të rikthyer rezultatet e mira dhe vetëbesimin. 

“Patjetër që jemi të merakosur që nuk po arrijmë të mos pësojmë gol, por në fund rezultati është ai që ka rëndësi, dhe ne humbëm. Do të punojmë më shumë dhe do të rikthehemi me disa rezultate të mira. Sezoni është akoma shumë i gjatë dhe kemi akoma shumë beteja të mbetura. 

“Na mungoi fuqia për të krijuar më tepër raste goli. Duhet të gjejmë zgjidhje menjëherë. Liverpool dhe Tottenham e meritojnë të jenë përpara nesh, ata vazhdojnë të fitojnë ndeshjen, ndërsa ne jo. 

“Ka përfunduar gjysma e parë e sezonit dhe duhet të bëjmë më shumë pikë se kundërshtarët për të fituar përsëri titullin.

“Kështu është futbolli, sa i mrekullueshëm aq edhe i paparashikueshëm. Njerëzit kujtonin se ajo që bëmë sezonin e kaluar ishte e thjeshtë, por në fakt ishte shumë e vështirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat