Lautaro "çmend" Inter-in, Napoli dorëzohet në fund

Futboll

Lautaro "çmend" Inter-in, Napoli dorëzohet në fund

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Lautaro Martinez

Inter është kthyer te fitorja në kampionat pas barazimit zhgënjyes të marrë në fundjavë kundër Chievo-s. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka mundur 1-0 Napoli-n në shtëpi. Ekipi i Ancelotti-t, që mban vendin e dytë në kampionat, nuk ka arritur të përiftojë nga ndalesë e Juventus (2-2 në fushën e Atalanta-s), ndërsa zikaltrit kanë shkuar 5 pikë larg "axurrëve" në renditje. 

Ndeshja e luajtur në "San Siro" ka filluar me një tentativë të Icardi-t që në sekondën e parë. Sulmuesi zikaltër është munduar të befasojë Napolin me një goditje nga mesi i fushës pas vërshëllimës së arbitrit për fillimin e takimit, por portieri Meret ka qenë i vëmendshëm.

Vendasit kanë shkuar afër golit shtatë minuta më pas me një goditje të bukur të Politano-s, por që ka përfunduar pak sipër traversës. Kundërpërgjigja e Napoli-t ka ardhur në minutën e 16-të me Lorenzo Insigne. Goditja e tij nga jashtë zone është ndalur nga një pritje e bukur e Samir Handanovic.

Në minutën e 30-të Marcelo Brozovic është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të zikaltërve për shkak skualifikimi. Dy minuta më vonë ka ardhur goli i zikaltërve, i anulluar për pozicion jashtë loje. 

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 67-të ka ardhur një tjetër pritje shpëtimtare nga Handanovic, i cili i ka mohuar golin sulmuesit të Napoli-t, Jose Callejon. 

Miqtë kanë marrë një goditje nëntë minuta para fundit pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e një minute. Në të 80-ën është ndëshkuar për një faull taktik ndaj Politano-s dhe në të 81-ën sepse ka duartrokitur vendimin e arbitrit Mazzoleni, për të cilin presidenti i Napoli-t ishte ankuar një ditë para ndeshjes. 

Minutat e fundit kanë qenë të ndezura, me Inter që ka kërkuar një penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë ndaj Balde, para se Asamoah të shpëtonte rezultatin duke larguar goditjen e Zielinski-t nga vija fatale.

Kur mendohej se të dy ekipet do të merrnin nga një pikë, Lautaro Martinez, i aktivizuar në minutën e 83-të në vend të Joao Mario-s, ka shënuar golin që i ka dhuruar një fitore të rëndësishme milanezëve. Ky ka qenë dhe goli i parë i realizuar nga Inter në ndeshjet e luajtura kundër Napoli-t në kampionat në dy vitet e fundit.

Napoli e ka mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Insigne në minutën e 95-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat