Spalletti: Të dyja ekipet merituan pikët

Futboll

Spalletti: Të dyja ekipet merituan pikët

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka pranuar se edhe Interi edhe Napoli merituan pikët pas një fitore në momentet e fundit të Nerazzurëve.

Interi fitoi në momentet e fundit falë një goli nga Lautaro Martinez.

Ky ishte goli i tretë për argjentinasin duke u treguar vendimtar në tri ndeshje edhe pse është vetëm rezervist.

“Unë kam parë një Inter të fortë nga fillimi deri në fund. Në shumë forma, ne merituam fitoren, pasi që shtymë përpara”.

“Në të njëjtën kohë nëse Asamoah nuk do të na shpëtonte në vijën fatale, atëherë mund të humbisnim, pasi ishte situatë e vështirë”.

“Me rëndësi ishte ndeshje argëtuese dhe luajtëm futboll në formë të mirë dhe merituam pikët”, u shpreh Spalletti.

Spalletti shtoi se Nainggolan ishte jashtë kësaj sfide dhe se u dënua për shkak të sjelljeve që atij nuk i pëlqyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat