Guardiola i shqetësuar: Në Premierligë janë dy skuadra më të mirë se ne

Futboll

Guardiola i shqetësuar: Në Premierligë janë dy skuadra më të mirë se ne

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 00:04
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka pranuar se ka nevojë të reagojë për të rikthyer moralin te lojtarët e Manchester Cityt, para se të humbasin çdo mundësi për të mbrojtur titullin në Premierligë.

Manchester City ka pësuar humbjen e tretë këtë sezon në Premierligë, duke u mposhtur 2:1 në udhëtim te Leicester City.

Kjo humbje e rendit Manchester Cityn në vendin e tretë në Premierligë, me shtatë pikë më pak se liderët e Liverpool.

“Tani do të ketë dyshime në mesin e lojtarëve të mi”, ka deklaruar Guardiola, teksa komentonte nëse Manchester City ka filluar të humbas garën për titull.

“Ajo që duhet të bëjmë është që të përpiqemi dhe ta ndryshojmë dinamikën për të fituar ndeshje. Ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe unë duhet të filloj të reflektoj, të mendoj rreth skuadrës dhe t’i ndihmojë lojtarët”.

“Nuk dua të harroj sa të mirë jemi. Por realiteti është se kemi humbur dy ndeshjet e fundit. Para nesh kemi dy skuadra më të mira se ne, por nëse duam të jemi konkurrent, duhet t’u rikthehemi fitoreve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat