Shpërthen Ancelotti: Kërkuam tri herë ndërprerjen e ndeshjes

Futboll

Shpërthen Ancelotti: Kërkuam tri herë ndërprerjen e ndeshjes

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 00:56
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është mundur nga Inter, por ka drejtuar gishtin nga federata dhe arbitri Mazzoleni, me të cilin trajneri i Napoli-t ka patur një ballafaqim në fund të ndeshjes.

“I kam kërkuar informacione në lidhje me kartonin e kuq të Koulibaly, që ka vendosur ndeshjen, sipas mendimit tim. Kemi mbetur me 10 lojtarë dhe kjo na ka kushtëzuar, edhe pse kemi shkuar afër golit”, ka thënë trajneri i “axurrëve”. 

Mbrojtësi me ngjyrë i Napoli-t është sulmuar me kore fyese gjatë gjithë takimit. “Kemi kërkuar tri herë ndërprerjen e ndeshjes, Koulibaly ëshhtë nervozuar, është normale. Zakonisht është i edukuar dhe profesionist. Spikeri i stadiumit ka bërë tri lajmërime, por nuk është bërë asgjë më shumë”.

“Zgjidhja? Ndërprerja e ndeshjes, duam vetëm të dimë se kur. Herën tjetër do të largohemi ne nga fusha dhe do ta humbim ndeshjen në tavolinë. Nuk është një justifikim, nuk ka lidhje vetëm me Napoli-n, por me gjithë futollin italian”, ka përfunduar Ancelotti.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat