Koulibaly u përgjigjet racistëve: Jam krenar me lëkurën që kam

Futboll

Koulibaly u përgjigjet racistëve: Jam krenar me lëkurën që kam

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:23
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka lëshuar një mesazh pas abuzimeve raciste nga fansat e Interit në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën e fitoi Inter në momentet e fundit me rezultatin 1-0 në “San Siro”.

Ka pasur momente kah fundi i ndeshjes kur Koulibaly ka dëgjuar thirrje raciste në drejtim të tij nga fansat e Interit.

Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq, pasi në mënyrë ironie ka duartrokitur gjyqtarin.

“Jam i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha që i lash të vetëm vëllezërit e mi”, ka shkruar Koulibaly në Twitter.

“Mirëpo unë jam krenar i lëkurës time. Krenar që jam francez, senegalez, napolitan dhe njeri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat