Solskjaer tregon çka ka ndryshuar te Pogba pas largimit të Mourinhos

Futboll

Solskjaer tregon çka ka ndryshuar te Pogba pas largimit të Mourinhos

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Manchester United

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke e mundur 3:1 Huddersfieldin në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba me dy gola dhe Nemanja Matic me një gol, ishin realizatorë në këtë fitore të Manchester United.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka lavdëruar mesfushorin Pogba, për të cilin thotë se tani është i lumtur, transmeton “lajmi.net”.

Pogba ka përjetuar periudhë të vështirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke qenë larg formës që jemi mësuar ta shohim te Juventus.

“Paul e di që mund të shënojë më shumë gola dhe të krijojë më shumë raste. Ai ka pasur disa asistimet javën e kaluar. Ai është i lumtur tani”, ka deklaruar Solskajer

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat