Liverpooli synon të bëjë historinë e re

Futboll

Liverpooli synon të bëjë historinë e re

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:40
Klopp

Trajneri i Liverpoolit,Jurgen Klopp, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Newcastle-s.

“Të kuqte” e Anglisë mundën bindshëm prej 4:0, Newcastlen, duke blinduar kreun e tabelës me gjashtë pikë më shumë së Tottenham që është e dyta.

Tekniku gjerman pas ndeshjes tha se është mirë që tashmë skuadra e tij ka gjashtë pikë më shumë së “Spurs” dhe shtatë pikë më shumë së Manchester City. Klopp thotë se Liverpooli synon të bëjë historinë e re.

“Është mirë që kemi gjashtë pikë më shumë se skuadrat tjera (Tottenham), ose shtatë (Man City), por është vetëm kaq. Epërsia nuk do të thotë asgjë, ne do të luajmë kundër Arsenalit dhe Manchester Cityt”, tha Klopp.

“Kemi dashur të krijojmë një bazë të mirë për pjesën e dytë të sezonit dhe e kemi bërë. Ne duam të krijojmë historinë tonë. Janë numra të mirë, situate e mire… por janë edhe 19 ndeshje deri në fund”, theksoi strategu gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat