Ajeti: Vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë

Futboll

Ajeti: Vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë

Nga: K. Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
Ajeti: Vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është prej më të mirëve në petkun e Baselit, njëherësh është edhe reprezentues i Zvicrës. Ajeti ka folur për “Blick”, i cili mes të tjera ka deklaruar: “Vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë”. Ai flet edhe për vëllezërit e tij, Adonisin që luan për Chiasson, pastaj Arlindin në Grasshoppers.

“Vëllai im më i madh Arlind u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshoppersin. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit e mi janë shumë të rëndësishëm për mua”, tha mes të tjera Ajeti.

Edicionin e kaluar Ajeti ka qenë shënuesi më i mirë në Zvicër. “Jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, ky është një titull shumë i mirë”, tha mes të tjera Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat