Deklarata bombë

Futboll

Deklarata bombë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

"Për mua, ndeshja Inter-Napoli duhej pezulluar për koret raciste ndaj Koulibaly. Dhe në fakt, zyrtarët e Prokurorisë Publike sinjalizuan zyrtarët e ndeshjes, edhe gjyqtarin e katërt, se Napoli po kërkonte ndalimin e lojës". Giuseppe Pecoraro, nëpërmjet telefonit, kështu e ka shpjeguar për agjensinë e lajmeve në Itali, “ANSA” pozitën e Prokurorisë Publike, referuar asaj që ndodhi në “San Siro”. 

"Vendimi, - shton ai, - nuk na takon neve, por forcave të rendit public, në marrëveshje me arbitrin. Sa i përket qasjes sonë, jemi duke u informuar për komunikimin e incidentit te gjyqtari sportiv".

Duket qartë se Interi rrezikon shumë nga ky rast i turpshëm, sepse e ka precedent të përsëritur. Në nëntor, klubi zikaltër ishte gjobitur për shkak të koreve diskriminuese po kundër Napolit. Nga ana tjetër ka dhënë mendimin e tij edhe Marcello Nicchi, presidenti i Shoqatës së Arbitrave Italianë të Futbollit (NAI). 

Ai e ka komentuar kështu episodin e racizmit gjatë ndeshjes Inter-Napoli dhe kërkesën për ndërprerjen e ndeshjes nga Carlo Ancelotti: “Kore raciste? Nuk kemi asgjë për të thënë, ka shumë njerëz që spekulojnë. Gjithçka duhet bërë, ne e bëjmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat