Një tjetër “flamur” i Bayernit njofton largimin: Ky është sezoni im i fundit

Futboll

Një tjetër “flamur” i Bayernit njofton largimin: Ky është sezoni im i fundit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Bayern Munich

Gradualisht, Bayern Munich duket se do ta ndryshojë “lëkurën”. Pas Arjen Robben, i cili tashmë ka njoftuar tërheqjen nga bavarezët në qershor 2019, edhe Franck Ribery duket në këtë rrugë. Sipas presidentit Uli Hoeness, francezi po luan sezonin e fundit në “Allianz Arena”. Por nuk mbaron me kaq. Një tjetër "flamur" i klubit gjigant të Bundesligës është i gatshëm për të “ndryshuar ajrin”. Fjala është për Rafinha.

Ish-mbrojtësi i Genoa, aktualisht me pushime në Brazil, ka rrëfyer për "SPORTV”, në fund të një ndeshjeje bamirësie, të mbajtur në Uberlândia, në Minas Gerais, se një aventurë e re e pret: "Cikli im te Bayern Munich ka një fund të afërt. Shumë gjëra mund të ndodhin ende në këto gjashtë muaj, por mendoj se ky është sezoni im i fundit te Bayerni".

E ardhmja e Rafinhas ende nuk është e përcaktuar mirë, gjë që e konfirmon vetë lojtari: "Unë nuk kam folur me askënd, madje edhe me drejtuesit e Bayernit. Por, unë mendoj se këtij cikli po i vjen fundi. Tani do të pushoj, pastaj do të mundohem t’i shijoj gjashtë muajt e fundit në Bundesliga. Kthimi në Brazil? Po, kjo është një mundësi, por nuk jam duke folur me askënd për momentin".

Braziliani mbërriti te Bayern Munich nga Genoa, në qershor të vitit 2011. Ai ka regjistruar shtatë vite kënaqësi dhe triumfi në “Allianz Arena”, duke fituar gjashtë herë titullin në Bundesliga, si edhe Ligën e Kampionëve me Botërorin e Klubeve, në vitin 2013. 33-vjeçari mendon se momenti për t'u larguar nga bavarezët ka ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat