Tottenhami me një rekord historik në Premier Ligë

Futboll

Tottenhami me një rekord historik në Premier Ligë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:11
Tottenham

Klubi londinez po zhvillon një sezon fantastik.

Dje janë zhvilluar nëntë ndeshje të Premier Ligës, që përkojnë me mbylljen e fazës së parë.

Liverpooli udhëheq pas 19 ndeshjesh me 51 pikë, duke bërë një ecuri fantastike, ku për të përmendur është që ende nuk e njohin humbjen.

Në vendin e dytë tashmë, ka kaluar Tottenhami, i cili parakaloi Manchester Cityn, pas humbjes që “Citizens” pësuan ndaj Leicesterit.

“Gjelat” e Londrës, janë në kuotën e 45 pikëve, gjashtë më pak se Liverpooli, por e veçanta e ekipit të Mauricio Pochettinos është se e kanë mbyllur fazën e parë, pa asnjë barazim, duke thyer një rekord për futbollin elitar anglez.

Kështu, Tottenhami bëhet i pari ekip në historinë e Premier Ligës, që mbyll një fazë pa asnjë barazim.

Plot 15 fitore dhe katër humbje në 19 ndeshjet e luajtura për Spurs. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në elitën e futbollit anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat