Gravina: Po shqyrtojmë ndërprejen e Serie A!

Futboll

Gravina: Po shqyrtojmë ndërprejen e Serie A!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
Gravina: Po shqyrtojmë ndërprejen e Serie A!

Të ndërpritet kampionati është ky lajmi i bujshëm që po qarkullon në Itali pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në takimin Inter-Napoli. Jashtë stadiumit u përplasën dy tifozeritë ku një fans i zikaltërve humbi jetën ndërsa disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur. Megjithatë gjithçka kulmoi brenda impiantit të San Siros aty ku tifozët ultras të Interit ofenduan me kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Për ngjarjet që ndodhën në Inter-Napoli ka ndërhyrë edhe presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina. I pyetur nga mediat për një ndërpërjeje të mundshme të Serie A, Gravina theksoi: “ Të pezullojmë kampionatin? Nuk e di, lajmi është akoma shumë i freskët. Tashmë duhet të reflektojmë dhe të kordinohemi siç duhet. Këtu ka një problem me rendin publik dhe si i tillë do të vlerësohet edhe fakti nëse duhet të luajmë apo jo”. Më pas numri 1 i futbollit italian, u ndal te koret raciste ndaj Koulibaly. “ 3 thirrje dhe asnjë ndalesë nga ana e tifozëve të Interit? Po verifikojmë gjithçka, mendoj që tifozëve u është bërë vetëm një thirrje. Sot për këtë çështje do të ndërhyjë prokuroria dhe ajo do të thotë fjalën e saj. Ajo që ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, në fushë kam parë njerëz shumë nervozë, arbitri do të shkruajë atë që ka parë dhe nëse ka gabuar edhe ai, gjithashtu do të gjykohet”, deklaroi Gravina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat