Merret vendimi

Futboll

Merret vendimi

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:37

Përkundër që presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, kishte paralajmëruar se mund të suspendohen ndeshjet e Serisë A, një gjë e tillë tanimë është bërë e ditur se nuk do të ndodhë dhe ndeshjet e kësaj fundjavë do të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Fitorja e Interit me rezultat 1-0 ndaj Napolit mbrëmë u prish nga skenat e tmerrshme pasi që katër tifozë u therën me thikë, një tifoz vdiq pasi u shkel me furgon dhe Kalidou Koulibaly ishte viktime e koreve raciste.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, kishte thënë se ka kërkuar tre herë nga gjyqtari që të suspendohet ndeshja mes Interit dhe Napolit, mirëpo kjo kërkesë nuk i ishte pranuar.

Për shkak të gjitha këtyre, Gravina kishte thënë se ndeshjet e kësaj fundjave mund të suspendohen: “Do ta shqyrtojmë mundësinë e suspendimit të Serisë A”, por kjo s’do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat