Chiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!

Futboll

Chiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Juventusi

Giorgio Chiellini pranon se, kur Juventusi ka pasur nevojë për Ronaldon më shumë në këtë sezon, "Cristiano është treguar Cristiano". Superstari portugez u hodh në fushë si zëvendësues nga kampionët e Serie A, në përpjekje për të evituar humbjen e parë në kampionat, në transfertën e Bergamos.

Dhe CR7 shënoi e barazoi rezultatin, duke i shpëtuar bardhezinjtë nga “turpërimi” i papritur. Ai nuk ka zhgënjyer, me 13 gola të shënuar në të gjitha garat, deri më tani. Kapiteni Chiellini i tha “Sky Sport Italia”, pas kontributit jetik të shokut të skuadrës ndaj Atalantës: 

"Këtë sezon, kanë qenë tri momente, në të cilat jemi vënë në vështirësi: ndeshjet kundër Napolit, Empolit dhe Atalantës. Nuk është rastësi, që në këto tri ndeshje, Cristiano ka qenë Cristiano. Ronaldo është një lojtar vendimtar, ne e dinim këtë. 

Në momentet themelore, ai arrin të nxjerrë diçka shtesë, që e ka përbrenda. Iu dha një pushim ndaj Atalantës, sepse nuk mund të jeni gjithmonë në krye, kur luani kaq shumë ndeshje. Por, Ronaldo mundi të jetë vendimtar edhe në 20 minuta lojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat