Guardiola paralajmëron Liverpoolin

Futboll

Guardiola paralajmëron Liverpoolin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 18:10
Guardiola paralajmëron Liverpoolin

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola ka paralajmëruar Liverpool për presionin e madh që ka kryesuesi i renditjes së Premier League.

“Boxing Day” ishte një javë interesante në kampionatin anglez, Liverpool është shkëputur gjashtë pikë nga Man City, pas disfatës së Qytetarëve 2:1 me Leicester, ndërkohë që edhe Tottenham ka parakaluar City-n pas fitores 5:0 ndaj Bournemouth.

“Nga janari, shkurti i sezonit të kaluar njerëzit thoshin kampionati ka mbaruar. Nuk është e lehtë të luash kur të gjithë mendojnë ashtu,” shprehet Pep.

“Ky është futbolli, je në gjendje të fitosh shumë ndeshje dhe ndonjëherë je në gjendje të humbësh shumë ndeshje. Kur isha te Barcelona një moment humba katër ndeshje radhazi.”

City do të ndeshet ndaj Liverpool pas sfidës së Southampton. “Për ne, rëndësi ka ndeshja e radhës me Southampton, pastaj është Liverpool. Nuk e kam harruar se kush jemi, se çfarë ekipi i mirë që jemi, se sa të mrekullueshëm janë këta djem.

“E vërteta është se kemi humbur dy ndeshje radhazi. Nëse do të jesh konkurrues, atëherë duhet të fillosh të fitosh përsëri. Nëse nuk fiton, nuk do të jetë e mundur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat