Flet legjenda braziliane: Messit nuk i duhet Kupa e Botës që të jetë më i miri

Futboll

Flet legjenda braziliane: Messit nuk i duhet Kupa e Botës që të jetë më i miri

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:43
Lionel Messi

Lionel Messi është për shumë kë më i miri i historisë, kurse për ata që mendojnë ndryshe, si arsye kryesore është mungesa e Kupës së Botës.

Megjithatë, paraqitjet e jashtëzakonshme të argjentinasit gjatë 10-12 viteve të fundit, e kanë bërë brazilianin Zico që të mendojë se ai në të vërtetë nuk ka nevojë për atë trofe.

Vetë Zico nuk e kishte fituar Kupën e Botës në 10 vitet e tij tek përfaqësuesja e Brazilit dhe ka thënë se Messi nuk ka nevojë ta sigurojë atë trofe për t’i vërtetuar kualitetet e tij.

“Nuk është një frustrim” ka thënë braziliani i pyetur nga “Omnisport” për mos fitimin e Kupës së Botës.

“Njerëzit në ditët e sotme mendojnë vetëm për arritjet. Mendoj se në karrierën tënde, puna është pjesa më e rëndësishme. Futbolli është sport kolektiv dhe në disa raste nuk varët nga paraqitja jote e mirë. Varët në lojën e mirë të skuadrës” ka thënë tutje Zico.

“Ndonjëherë ti i vendos ndeshjet, por s’mund të vendosësh një kompeticion. Kështu, meritat e Messit nuk zbehen për arsyen e mungesës së Kupës së Botës” ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se Messi arriti që ta dërgojë Argjentinën në finalen e 2014-ës, por u mposhtë nga Gjermania. Nuk mund të themi se ajo humbje erdhi për fajin e tij, kur parasysh kemi rastet e Higuain apo Palacios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat