Arrihet marrëveshja, talenti i Man Cityt transferohet te Real Madrid

Futboll

Arrihet marrëveshja, talenti i Man Cityt transferohet te Real Madrid

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:31
Brahim Diaz

Real Madrid dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin Brahim Diaz në ‘Santiago Bernabeu’ në afatin kalimtar të janarit.

Talenti spanjoll që ka shkëlqyer në disa paraqitje te Manchester City, do të rikthehet në Spanjë.

‘Marca’ raporton se ‘Los Blancos’ kanë arritur marrëveshje me kampionët e Premierligës për 18 vjeçarin.

Kontrata e Diaz me Manchester City përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe skuadra e Pep Guardiolas do të fitojë 15 milionë euro nga shitja e tij.

Diaz te Manchester City është transferuar në vitin 2013 nga Malaga, dhe deri më tani ka regjistruar vetëm tri paraqitje për skuadrën nga ‘Etihad Stadium’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat