Kujtim Shala: Isha me fat që me 13 maj nuk isha afër Bobanit, se do të isha i vdekur!

Futboll

Kujtim Shala: Isha me fat që me 13 maj nuk isha afër Bobanit, se do të isha i vdekur!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Kur Boban goditi policin

Vitin 1990 pikërisht me 13 maj, ishte nga ngjarjet më trishtuese jo vetëm në futbollin ish jugosllav! Ndodhi incidenti më i madh që mbahet mend, tifozët e Dinamos nga Zagrebi përleshën me “Delija-n” famëkeqe të Cërvena Zvezdës nga Beogradi. Stadiumi në Maksimir shndërrohet në arenë përleshje, tifozët futen në fushë, ndërsa Zvonimir Boban atëkohë i Dinamos,  kërcen si karateist dhe godet policin, duke e hedhur në tokë.

Image

Kujtim Shala e Zvonimir Boban

Kujtim Shala ka qenë futbollist i Dinamos në atëkohë, por sipas tij, ka qenë me fat që nuk ka qenë në fushën e lojës dhe afër bashkëlojtarit kroat Bobani.

Image

Tifozët në fushë

“Shala nuk ishte pjesë e Dinamos me 13 maj në vitin 1990, kur tifozët e Dinamo dhe Zvezdës u përplasën në Maksimir. Ai ishte i pezulluar”, shkruan portali kroat “Index.hr”. “Unë jam me fat që nuk isha afër Bobanit me 13 maj. Ndoshta do të isha i vdekur"; ka thënë mes të tjera Shala për portalin kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat