Guardiola është shumë i shqetësuar për situatën

Futboll

Guardiola është shumë i shqetësuar për situatën

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:32
Guardiola është shumë i shqetësuar për situatën

Pep Guardiola është shumë i shqetësuar për situatën që po kalon Manchester City. Dy humbjet e radhës i kanë zhvendosur Citizens në vendin e tretë, ndërsa Liverpooli kryeson me 7 pikë më shumë.

Me rënien e rendimentit të lojtarëve, ish-trajneri i Barcelonës ka vendosur të kryejë stërvitje shtesë për Krishtlindje, për të rregulluar situatat e lojës. Në veçanti, për goditjet nga këndi. Arsyeja është shumë e thjeshtë: City ka shënuar vetëm në 3 raste nga 151 goditje nga këndi këtë sezon, ku 13 u goditën vetëm në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Gjithsesi, jo të gjithë lojtarët e mirëpritën këtë vendim të Guardiolas, si për shembull Gabriel Jesus, i cili kishte planifikuar të shkonte pranë familjes së tij në Brazil, për të festuar Krishtlindjen. Gjithsesi, edhe kjo stërvitje nuk shërbeu shumë, duke qenë se City u mposht të mërkurën 0:1 në shtëpi nga Leicesteri. Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i ekipit nga Manchesteri në sfidën e së dielës përballë Southampton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat