PSG hakmerret ndaj Rabiotit

Futboll

PSG hakmerret ndaj Rabiotit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:34
PSG hakmerret ndaj Rabiotit

Ekipi i PSG nuk e ka pritur aspak mirë deklaratat e Adrien Rabiot, se nuk do të nënshkruajë me ekipin francez. Sipas "Paris United", trajneri i PSG, Thomas Tuchel, po ndjek udhëzimet e dhëna nga drejtori sportiv, Antero Henrique duke lënë Rabiot jashtë çdo angazhimi të ekipit.

Adrien nuk do të luajë asnjë minutë nën fanellën e PSG, por jo vetëm kaq por ai e ka ndaluar të hyjë në dhomën e ndërrimeve ditën kur ka ndeshje. 23 vjeçari po refuzohet nga të gjitha atributet e klubit.

Khelaifi dhe Henrique përpiqen ta injorojnë atë kur kalojnë rrugët me të. I vetmi që nuk i ka kthyer shpinën është shoku i tij ish-futbollisti Papus Camar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat