Salihi: Sporti ka edhe humbje

Futboll

Salihi: Sporti ka edhe humbje

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:39
Salihi: Sporti ka edhe humbje

Vllaznia ka shpallur edhe sportistët më të mirë të vitit. Në këtë ceremoni nuk mungonte as ish-futbollisti i kombëtares, Hamdi Salihi. Në një rrëfim për “Shkodra Sport”, sulmuesi ka folur për situatën e ekipit shkodran.

Kishit nostalgji për Vllazninë?

Ishte kënaqësi që isha këtu në këtë ambient ku u nderuan shumë figura jo vetëm të futbollit, port ë shumë sporteve dhe më bën të ndihem mirë që jam shkodran. Të jesh në një ambient me figura të sportit, për mua ka qenë gjithmonë kënaqësi.

Edhe për ju besoj ka qenë kënaqësi që ke veshur fanellën e kësaj skuadre?

As nuk diskutohet kjo. Vllaznia ishte shkolla dhe vendi ku mora mësimet e para të futbollit. Ishte shkolla më e mirë e mundshme që mund të kisha bërë ndonjëherë.

Në vitet e para keni luajtur me emra si Sinani, Martini, etj…

Prandaj e thashë që ka qenë shkolla më e mirë e mundshme që një sportist mund të kishte bërë, për të luajtur me Sinanin, Martinin, Licin, Zmijanin, Beqirin, Telin, Belishën dhe shumë të tjerë, që mund të mësoje shumë edhe nga ana njerëzore.

Vllaznia në një situatë jokomode, ju vjen keq?

Vërtetë është në një situate të vështirë dhe këtë e ka ndjerë gjithë qyteti dhe aq më shume ata që janë pjesë e sportit. Megjithatë, sporti ka edhe humbjet dhe fitoret e veta. Vllaznia këtë vit ka humbur dhe gjëja e vetme që i ka mbetur është të ringrihet sa më parë aty ku i takon.

Pas pak kohësh është 100 vjetori i klubit. Cili është urimi i Salihit?

Janë plot 100 vite me sukses, krenari për çdo shkodra, por do të thosha edhe për çdo shqiptar, sepse Vllaznia është krenaria e Shqipërisë. Uroj që në vitet e ardhshme të vazhdojë kjo traditë e deritanishme dhe pse jo të përmirësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat