Rasti i fundit

Futboll

Rasti i fundit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso tashmë duket larg Milanit. Pavarsisht se drejtuesit i kanë dhënë një mundësi të fundit ish-mesfushorit, ndeshja kundër SPAL-it pritet të jetë e fundit e “Ringhios” në drejtimin e kuqezinjve. Emrat kryesorë për të zëvendësuar 40- vjeçarin janë Conte, Wenger, Donadoni dhe Guidolin. Ish-tranjeri i Juventusit dhe Chelsea-t, i cili konsiderohet si ëndrra e madhe e tifozëve të Milanit, duket më pak i mundshëm, për shkak se nuk preferon të ulet në stolin e skuadrës në mes të sezonit. E njëjta gjë vlen edhe për Wenger, por marrëdhëniet e mira të francezit me Ivan Gazidis mund ta bëjnë të ndryshojë mendim, duke qenë se dhe vetë 69-vjeçari ka deklaruar se do të dëshironte t’i rikthehej punës në janar.
Një tjetër emër është dhe ai i Roberto Donadonit. Edhe ky një ish-lojtar i kuqezinjve në epokën e artë të Arrigo Sachit dhe Fabio Capellos, me një përvojë të pasur nën drejtimin e skuadrave të “vogla”, por që, gjithsesi, nuk ka pasur asnjëherë mundësinë të ulet në pankinën e një klubi të nivelit të lartë.
Me asnjë gol të shënuar në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, Milani ka humbur vendin e katërt, si dhe është futur në një krizë rezultatesh. Në ambientet e klubit shpresojnë se sfida kundër SPAL-it do të jetë ajo e kthesës, pasi një tjetër hap fals, i cili do të ishte i patolerueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat