Sarri: Italia mund të bëjë më shumë për problemin e racizmit

Futboll

Sarri: Italia mund të bëjë më shumë për problemin e racizmit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:05
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se Italia mund të bëjë më shumë për ta luftuar racizmin, dhe e mbron ish-lojtarin e tij, Kalidou Koulibalyn.

Mbrojtësi i Napolit ka marrë thirrje raciste në ndeshjen e mërkurës nga tifozët e Interit, dhe ish-trajneri i Napolit ka folur për këtë ndodhi.

“E dini që në Itali janë disa probleme në futboll”, tha Sarri.

“Veçanërisht në qytetin e Napolit, mendoj”.

“Më vjen shumë keq për Kalidoun, sepse ai është një njeri i shkëlqyer. Me të vërtetë më vjen keq për të. Mendoj se në Itali mund të bëjmë më shumë për këtë problem”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat