Wanda: Icardi është gati ta dorëzojë shiritin

Futboll

Wanda: Icardi është gati ta dorëzojë shiritin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:25
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e Mauro Icardi-t, ka thënë se kapiteni i Inter-it "do të ishte i lumtur" t'ia jepte shiritin e kapitenit Këadëo Asamoah për një ndeshje. 

Kryebashkiaku i Milano-s, Giuseppe Sala, ka sugjeruar që ganezi ta mbante shiritin si një gjest simbolik pas fyerjeve raciste që disa prej tifozëve zikaltër i drejtuan qendërmbrojtësit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly. 

"Mauro do të ishte i lumtur t'ia dorëzonte shiritin e kapitenit Asamoah-s", ka thënë Wanda gjatë emisionit "Tiki Taka". 

Nuk është akoma e qartë nëse ganezi do të mbajë shiritin gjatë ndeshjes me  Empoli-n, por pritet që lojtarët e Inter të bëjnë një gjest solidariteti pas ngjarjeve të së mërkurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat