Tirana është për mbijetesë - Bota Sot
Tirana është për mbijetesë

Futboll

Tirana është për mbijetesë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:05
Përlotet Mema

“Tirona” është e “tironsave”. Nuk është një sllogan kundër askujt dhe as nuk kërkon të shigjetojë ata që duke përdorur zhargonin popullor janë quajtur “jabanxhinj”, megjithatë për “tironsit” ngjyrat bardheblu shkojnë përtej futbollit, janë motiv krenarie, trashëgohet brez pas brezi dashuria për atë fanellë, asgjë nuk ka të krahasuar me ndjenjën që përçon “Tirona”, duket gati gati se është e rrethuar nga një aoreol dhe është ky perceptim që e bën të pakonceptueshme situatën aktuale. Ardian Mema është një nga personat e sipërpërmendur që me kurajo ka marrë përsipër një peshë të rëndë, profesionale por akoma më shumë personale.Në një intervistë të gjatë për Supersport, trajneri vendos në “skaner” periudhën që nga momenti kur mori iu dorëzuan çelsat e skuadrës dhe evidenton problematikat e bardhebluve.

Rruga e ndërmarrë mund ta dërgojë Tiranën drejt dritës së dikurshme, por ndryshimet që duhen kryer janë jetike për të shmangur pengesat.

Nuk e sheh drejtimin e 24-herë kampionëve si një mundësi për t’u ngjitur në karrierë por si një detyrim ndaj klubit të zemrës dhe disfatat i përjeton më shumë se askush, kjo e bëri që dy herë të mendonte seriozisht dorëheqjen.

Lidhja e ngushtë që ka me fanellën bardheblu e larguar nga bisedat rreth rinovimit, pse? Sepse Mema për Tiranën është gati të nënshkruajë edhe në një çek të bardhë.

Dy lojtarët me më shumë përvojë Erando Karabecin e Ilion Lika nuk janë më titullar, tekniku 48-vjeçar sqaron motivet dhe nuk i mbyll dyert askujt.

5 tituj kampion si futbollist pjesë e një plejade me lojtarë të klasit të lartë, trajneri tregon se ku qëndron ndryshimi mes së shkuarës dhe skuadrës aktuale.

Për t’u rikthyer tek e tashmja, afrimet janë të domosdoshme por për Memën Tirana nuk është një program televiziv me audicione ku çdo kush mund të provojë veten, teksa adresoi edhe situatën në lidhje me disa emra të përmdnur në media si përforcime të mundshme.

Tirana është për mbijetesë pati deklaruar tekniku i kryeqytetasve pas humbjes me Luftëtarin, sot është më optimist pavarësisht se duhet përulësi.

Presidenti Halili konfirmoi se do të afrohen donatorë, kjo çështje nuk e ka lënë indiferent trajnerin e bardhebluve për të cilin rruga e biznesit mund ta largojë një herë e përgjithmonë skuadrën nga errësira.

Në fund, cilat janë ëndrrat e një tironsi….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...