Neymar apo Mbappé: Real Madrid pas yjeve të PSG

Futboll

Neymar apo Mbappé: Real Madrid pas yjeve të PSG

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Neymar dhe Mbappé

PSG duhet që të gjej 90 milionë euro që ta plotësojë kushtin e Fer Playit Financiar. Real Madridi ka fuqi për të shpenzuar kaq para dhe do të jenë të parët që do të ofrojnë shumë para për yjet e skuadrës së tyre

UEFA ka kërcënuar PSG-në se do ta lë jashtë Ligës së Kampionëve nëse dështon për të thyer dhe mos respektuar rregullin e Fer Playit Financiaqr.

PSG-së kështu e gjen veten në pozitë të vështirë ku nuk ka tjetër zgjidhje dhe duhet të shes ose Neymarin ose Kylian Mbappen për të baraspeshuar financat ashtu sikurse e kërkon UEFA. Nëse vjen deri në këtë pikë, Real Madridi është i pari në rend që do të dëshironte që njërin nga këta dy yje ta sjell në Spanjë

Prurjet dhe shitjet

Më 14 dhjetor, L’Equipe kishte publikuar një pjesë që kishte të bënte me rishikimin e kontratave të cilat PSG i kishte deklaruar se janë financuar nga sponsorët por kjo bëri që të ndizet alarmi i kuq në UEFA e cila kërcënoi që do të sanksionoi klubin në qershor.

Trupi për kontrollin financiare të klubeve në UEFA  ka zhvlerësuar marrëveshjet e sponsorizimit të cilat PSG ka nënshkruar me bizneset nga Katari ) (Qatar Tourism Authority, Qatar National Bank, Ooredoo, beIN Sports dhe Aspetar) në 37 për qind.

Ky informacion, bashkë me shifrat e publikuar nga Football Leak do të thotë se PSG-së i është kërkuar që ti arsyeton 170 milionë euro në mënyrë që mos të sanksionohet nga UEFA. Mtë ardhurat që vinë nga Liga e Kampionëve do të rrit presionin-siç qëndrojnë punët, PSG tashmë i ka të garantuara se do ti fitojë 80 milionë euro nga edicioni i tanishëm i garës, kurse sezonin e kaluar ata fituan vetëm 18 milionë euro). Kjo do të thotë se ata ende janë – 90 milionë euro.

Këtu nuk përfshihen edhe dënimet shtesë nëse hetimi zbulon se ka parregullsi në marrëveshjet e transferëve për Neymar dhe Mbappe, që do të godiste edhe më shumë barazimin e PSG-së.

Më 2014, klubi u dënua më 60 milionë euro pasi dështoi që ti përmbush standardët e Fer Playit Financiar-një dënim që ata e kanë paguar në tri pjesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat