Rrëfimi interesant i ish trajnerit të Shaqirit: Ai mund të luaj kudo, është i veçantë

Futboll

Rrëfimi interesant i ish trajnerit të Shaqirit: Ai mund të luaj kudo, është i veçantë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Xherdan Shaqiri

Ishte dita e fundit e sezonit 2009/10 të Super Ligës së Zvicrës, dhe të gjithë sytë ishin në Seydou Doumbia.

Kryesuesi i tabelës ishte Basel, ndërsa luante ndeshjen finale si mysafir i Young Boys. Basel ishte në krye vetëm shkaku i golaverazhit, një barazim do i jepte titullin atyre. Për Young Boys do ishte titulli i parë pas 24 viteve.

Doumbia ishte golashënuesi më i mirë i ekipit të Young Boys me 30 gola të shënuar – më së shumti në kampionatin zviceran që prej vitit 1988 – dhe gjatë asaj kohe, kishte shënuar 11 gola në 10 ndeshjet e fundit kampionale.

Nëse do ishte një lojtar që do i jepte triumfin Young Boys pas 24 viteve, ishte padyshim Seydou Doumbia.

Ai do ta kishte përballë gjatë ndeshjes një mbrojtës të ri, i cili luante në pozitën e mbrojtësit të majtë atë ndeshje. Emri i tij ishte Xherdan Shaqiri.

Valentin Stocker dhuroi një pasim fantastik për Carlitos që ta vendoste Baselin në epërsi në minutën e 39-të e më pas krosoi te Scott Chipperfield për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Baseli fitoi me rezultat 2 me 0 duke e fituar titullin, teksa ndeshja në fjalë ishte frustruese për yllin e lartëcekur, Doumbia.

Për vijuar sukeset, një javë më vonë Basel fitoi Kupën e Zvicrës, ndërsa një talent i ri si Shaqiri vazhdonte të impresiononte me paraqitjet e tij.

”Shaqiri luajti kundër lojtarit më të mirë në kampionatin zviceran”, tha trajneri i atëhershëm i Baselit, Thorsten Fink për Bleacher Report.

”Ne kishim një finale ndaj Young Boys dhe ai luajti si mbrojtës i majtë ndaj Doumbias. Doumbia shënoi 30 gola atë sezon dhe ju nuk e patë atë në këtë ndeshje”.

”Shaqiri mund të luajë në çdo pozitë. Kur ai luajti si mbrojtës i majtë, luajti tejet mirë. Gjithashtu edhe si anësor i djathtë. Ai mund të luajë edhe si ’10-sh’. Në fillim, mendoja se ishte mbrojtësi i majtë më i miri që kam parë. Por, ai donte të luante në sulm”, zbuloi Fink asokohe.

Futbollisti nga Zhegra nuk e vazhdoi karrierën si mbrojtës, për të qenë më vonë lojtari kryesor i sukseseve të Basel. Pasuesi i Fink, Heiko Vogel vendosi Shaqirin në pozitën e anësorit. Gjatë asaj kohe, më saktësisht në vitin 2011 fituan titullin, teksa në vitin pasues (2012) ata fituan titullin dhe Kupën.

”Ai ka nevojë për një trajner që i jep shumë besim. Më pas, ai mund t’i vendosë ndeshjet. Në ndeshjet e mëdha, ai është gjithnjë vendimtar. Shumë lojtarë të mëdhenjë kur luajnë në ndeshje të mëdha, ju nuk i shihni. Por Xherdani i do këto ndeshje”.

”Ka lojtarë që ju tentoni t’i motivoni, por kjo nuk ju ndihmon. Nëse ju e motivoni Shaqirin, ai ua shpaguan besimin”, rrëfeu Fink.

Më pas karriera e tij nuk shkoi ashtu siç pritej.

Në vitin 2012, pas triumfit në kampionat dhe në Kupë, Shaqiri vendosi të largohej drejt Bayern Munchen, që nuk pati suksese individuale, por megjithatë fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Jupp Heynckes.

Transferimi te Inter e Stoke City nuk ishin të duhura për të, derisa këtë vit ai vendosi të largohej drejt Liverpool, me të cilët po përjeton një sezon të paharruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat