Çfarë po ndodh? Ozil përsëri do të mungojë edhe ndaj Liverpool

Futboll

Çfarë po ndodh? Ozil përsëri do të mungojë edhe ndaj Liverpool

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:20

Mesut Ozil po vazhdon me mungesat e tij të panjohura për publikun.

Është bërë e ditur nga “AFTV” se mesfushori i “Gunners” nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpool.

Siç është thënë, lojtari është ankuar për një lëndim në gju dhe nuk është bashkuar për udhëtimin në “Anfield”.

Ky lajm sigurisht se nuk do të jetë aspak i mirë për tifozët e Arsenal, e as për trajnerin Unai Emery.

Përkundër se mungoi gjatë në këtë sezon, rikthimi i tij në fundjavën e kaluar ishte i jashtëzakonshëm.

Shqetësues është edhe fakti se lojtari është ankuar për dhimbje në gju. Më herët, për mungesat e tij, ai ishte justifikuar se kishte dhembje në shpinë.

Duket se asgjë nuk po ecën mirë për ish reprezentuesin dhe fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat