Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso

Futboll

Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
Gennaro Gattuso

Milan po kalon një moment të vështirë në kampionat, çka e kanë konfirmuar sot dy drejtuesit e ekipit kuqezi, Leonardo dhe Paolo Maldini.

Ata kanë pranuar se rezultatet e deritanishme nuk janë ato që priteshin, por pavarësisht kësaj ata kanë vendosur t’i japin besim trajnerit Gennaro Gattuso, që do të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë.

“Gattuso nuk do të preket. Ai është trajneri ynë dhe nuk ka patur kurrë një “plan B” apo një alternativë për ta zëvendësuar. Nuk kemi kontaktuar kurrë trajnerë të tjerë, siç është folur së fundi në media”, tha Leonardo, Administratori i deleguar i Milanit.

Leonardo beson se gjërat ende mund të përmirësohen: “Unë besoj se Rino ka mundësi të rikthejë harmoninë dhe rezultatet. Milan është si një “makinë që ende mund të riparohet” dhe të arrijë objektivat që ka për këtë sezon. Të renditemi në vendin e katërt. Presidenca e di që po kalojmë këtë moment të vështirë, ku duhet bashkëpunim e mirëkuptim nga të gjithë”.

Për sa i përket merkatos së janarit, Leonardo tha: “Do të jetë një merkato ku do të kemi mundësi të shkëmbejmë lojtarë në të mirë të skuadrës. Nuk mund të përmend asnjë emër. Higuan nuk na e ka kërkuar askush. Ne po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Spal, ku shpresoj të rikthehemi te fitorja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat