Ish-mesfushori i Skënderbeut përfundon në Meksikë

Futboll

Ish-mesfushori i Skënderbeut përfundon në Meksikë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:03
Ish-mesfushori i Skënderbeut përfundon në Meksikë

U përfol shumë për një rikthim te Skënderbeu në merkaton e verës, por mesfushori brazilian Eskerdinja do të vazhdojë karrierën në meksikë. Klubi i Ferroviarios, që disponon kartonin e 28-vjeçarit, ka vendosur ta huazojë brazilianin në ligën e dytë meksikane te skuadra Alebrijes de Oaxaca.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare në “Twitter”. Kujtojmë që në ligën e dytë meksikane merr pjesë edhe skuadra e Diego Armando Maradonës, Dorado.

Kujtojmë që Eskerdinja te Skënderbeu është aktivizuar në sezonin 2015-2016. Në kampionat ai luajti 31 ndeshje me fanellën e korçarëve dhe arriti të shënonte dy gola në një fitore 6-1 ndaj Laçit. Braziliani  numëron edhe 11 ndeshje në kupat e Europës me Skënderbeun dhe arriti  t’i shënojë edhe Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e kthimit në Kroaci.

28-vjeçari arriti akordin në parim për t’u rikthyer në Korçë, por transferimi dështoi, për shkak se klubi i Ferrovarios, që disponon kartonin e brazilianit, nuk aprovoi largimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat