Deklarata e Barnesit për Xherdan Shaqirin, që as koka se kap çfarë thotë!

Futboll

Deklarata e Barnesit për Xherdan Shaqirin, që as koka se kap çfarë thotë!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:10
Deklarata e Barnesit për Xherdan Shaqirin, që as koka se kap çfarë thotë!

Ish-mesfushori i Liverpollit, John Barnes, insiston se 11-shja startuese e Liverpoolit aktualisht është më e fortë pa Xherdan Shaqirin dhe i ka sugjeruar Kloppit që shqiptari të luajë vetëm kundër ‘ekipeve të dobëta’.

“Ai po punon dhe po konkurron për të qenë titullar, por nëse e shikoni skuadrën e Liverpoolit, ekipin më të mirë – ai nuk do të ishte ndoshta në 11-she”, u shpreh Barnes.“Kur ju luani me ekipe jo shumë të forta, ai mund të luajë me dy mesfushorë, Shaqiri prapa treshes sulmuese”.“Mane, Salah, Firmino – ai nuk do të jetë në gjendje asnjërin ta largojë nga formacioni. Por, Fabinho, Milner, Henderson – Shaqiri mund të luajë në këto tre pozicione në mesfushë”.“Ai mund të luajë edhe në sulm nëse kundërshtari nuk është i një niveli të lartë”. “Por, nëse zgjidhni një 11-she, gjithmonë do të jenë ata tre në sulm (Salah, Mane, Firmino) dhe tre mesfushorë punëtorë. Ai (Shaqiri) duhet ta pranojë këtë, është pjesë e skuadrës”, shtoi ish-mesfushori i Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat