Behrami shënon nga 20 metra! Fitorja e parë për shqiptarin e Chievos

Futboll

Behrami shënon nga 20 metra! Fitorja e parë për shqiptarin e Chievos

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:35
Çmend Behrami, shënon nga 20 metra!

(E plotësuar) - Udinese para shikuesve të vet e mundi me 2:0 Cagliarin. Valon Behrami nuk mbahet mend kur ka shënuar, por kur shënon mbahet mend! Një  gol që çmend të gjithë nga rreth 20 metra dhe në këndin e djathtë të portierit të Cagliarit, Cragno pikërisht në minutën e 57-të.  Mesfushori shqiptar ngriti epërsinë në 2:0 për Udinesen. Kapiteni i Udineses dhe ish anëtari i kombëtares së Zvicrës, djaloshi nga Kosova shkëlqeu në këtë sfidë.  Golin tjetër e shënoi Pusseto (39’).

Duhet theksuar se në minutën e 61-të, Lasagna e humb penalltinë, pasi që portieri Cragno e mbron dhe eviton humbjen edhe më të thellë. Ndeshje që pati edhe dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq, Madrgora (79’) i Udineses dhe Ceppitelli (51’) i Udineses. Udinese mban vendin e 15-të me 18 pikë, dy me pak se Cagliari dy pozita më lartë. Përparim Hetemaj me Chievon shënuan fitoren e parë pas 19 jave, pas 8 barazimeve e 10 humbje. Hetemaj luajti standard dhe ndihmoi në fitoren me 1:0 kundër Frosinones. Autor i golit Emanuele Giaccherini, i cili nga gjuajtja e lirë rreth 20 realizoi eurogol në këndin e epërme të majtë të Frosinones. Chievo është e fundit me 8 pikë, kurse Frosinone e 19-ta me 10 sosh.

Valon Behrami nuk mbahet mend kur ka shënuar, por kur shënon mbahet mend! Një  gol që çmend të gjithë nga rreth 20 metra dhe në këndin e djathtë të portierit të Cagliarit, Cragno pikërisht në minutën e 57-të.

Mesfushori shqiptar ngriti epërsinë në 2:0 për Udinesen. Kapiteni i Udineses dhe ish anëtari i kombëtares së Zvicrës, djaloshi nga Kosova po shkëlqen në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat