Berisha me Atalantën gjunjëzojnë Sassuolon

Futboll

Berisha me Atalantën gjunjëzojnë Sassuolon

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Berisha me Atalantën gjunjëzojnë Sassuolon

Skuadra e Sassuolos nuk i bëri ballë mysafirëve, mundet me 6:2 nga Atalanta e portierit Etrit Berisha. Lojë e bukur e më tetë gola, një fitore e madhe për Atalantën e cila lufton të jetë sa më lartë në renditjen e Serie A në futboll. Atalanta për mrekulli e përmbylli vitin 2018, me tri pikë të importuara falë golave të Zapatas (19'), Gomez (42'), Mancini (54') e Iliçiç (74', 87’ e 90+2’) dhe për Sassuolon realizuan Duncan (51' , 57'). Pas 19 jave Atalanta renditet në vend të shtatë me 28 pikë, tri më shumë se Sassuolo që renditet e 11-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat