Dështon Lazio e Strakoshës, Fiorentina baras

Futboll

Dështon Lazio e Strakoshës, Fiorentina baras

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Dështon Lazio e Strakoshës, Fiorentina baras

Lazio para shikuesve të vet nuk nxori më shumë se një barazim, duke luajtur baras 1:1 me Torinon, në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A në futboll. Ndeshje me rivalitet e me dy të skuqur, Marushiq (86’) i Lazios dhe Meite (90’) i Torinos, dhe që të dytë për startet e ashpra. Në minutën e 45+3 Belotti shënon nga penalltia për Torinon dhe Milinkoviq-Saviq barazon në atë të 62-tën. Thomas Strakosha ruajti mjaft mirë portën e Lazios, skuadër që renditet në vend të katërt me 32 pikë, kurse Torino është e shtata me 27. Fiorentina u kthye me një pikë nga Genoa, duke luajtur pa gola (0:0). Fiorentina është në pozitën e dhjetë me 26 pikë, 6 më shumë se Genoa që renditet i 14-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat