Një lojtar që ka luajtur në Serbi në Therandë! Ballkani paralajmëron pranverë të nxehtë

Futboll

Një lojtar që ka luajtur në Serbi në Therandë! Ballkani paralajmëron pranverë të nxehtë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:30
Një lojtar që ka luajtur në Serbi në Therandë! Ballkani paralajmëron pranverë të nxehtë

Ballkani nga Theranda paralajmëron pranverë të nxehtë, sidomos në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës. Me dy përforcimet që ka bërë, tregon se e ka ndërmend të luftojë edhe për mesin e tabelës. Tarik Cmajcanin ka luajtur në Novi Pazar dhe Sinqeliq të Nishit.

“Dy futbollistët, Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin, janë dy përforcimet që do të bartin fanellën e skuadrës sonë në edicionin pranveror.

Visar Sahiti është mesfushor dhe mund te luaj edhe ne repartin sulmues. Visari me parë ka qenë pjesë e KEK-ut, ndërsa së fundi ishte pjesë e FC Vushtrrisë.

Tarik Cmajcanin është shtetas boshnjak, 24 -vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit. Tarik Cmajcanin me parë ka luajtur në Serbi, Armeni, Singapor dhe Shqipëri. Ne i urojme mirëseardhje në skuadër, duke i uruar shëndet, fat dhe angazhim maksimal”, bëhet e ditur nga Ballkani, skuadër që përfundoi në pozitën e nëntë me 21 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat