Hadërgjonaj me Huddersfieldin fundosen në Premier League

Futboll

Hadërgjonaj me Huddersfieldin fundosen në Premier League

Nga: K. G. Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Hadërgjonaj me Huddersfieldin fundosen në Premier League

Minutat e fundit ishin të kobshëm për Huddersfieldin e cila mundet me 1:0 nga Fulhami në Londër. Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, luajti titullar, por me ekipin e tij nuk ia dolën ta shkëpusin një pikë.

Në minutën e 82-të, Camara i Fulhamit dështon nga penalltia, pasi që goditjen e tij e priti Lossl.

Megjithatë në çastet e fundit Mitroviq shënoj për fitoren e Fulhamit. Huddersfield renditet në vend të fundit me 10 pikë, 4 me pak se Fulham i 18-ti në Premier League në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat