Klopp: Titulli me Liverpool me i vështirë se me Dortmundin

Futboll

Klopp: Titulli me Liverpool me i vështirë se me Dortmundin

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:28
Klopp

Liverpool është në rrugën e mirë që më në fund ta fitojë Premierligën.

Skuadra nga “Anfield” vitin kalendarik 2018 do ta mbylli në krye të tabelës, pa dallim rezultati në ndeshjen kundër Arsenal.

Mirëpo, për të arritur në këtë pozicion sigurisht se është dashur shumë punë, pasur parasysh se skuadrat konkurrente janë Man City apo Tottenham që nuk falin gabime.

Të gjithë këtë rrugëtim, Klopp po e konsideron si shumë më të vështirë se atë që e kishte me Dortmund.

“Në Angli ke të bësh me Manchester Cityn, Tottenham apo Arsenal. Dortmundi kishte të luftonte vetëm me Bayern – kjo është diferenca” ka thënë Klopp,

Klopp sot do ta ketë një test mjaft të vështirë kundër skuadrës së Arsenal, e cila nën udhëheqjen e Unai Emery ka qenë mjaft e rrezikshme.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat