Gjilani e zyrtarizon përforcimin e radhës

Futboll

Gjilani e zyrtarizon përforcimin e radhës

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:49
Shpend Asani firmos

Ende pa u hapur afati kalimtar i transferimeve klubi i Gjilanit përmes faqes zyrtare të tyre na njofton për përforcimin e ri në mesfushë me Shpend Asanin.

Mesfushori Asani tanimë është pjesë e gjilanasve, i cili kohë më parë ishte lojtar edhe i Shkëndijës së Tetovës.

"Shpend Asani lojtari më i ri i GjilanitGjilan,29 Dhjetor-Gjilani sot ka arritur të finalizoi marrëveshjen me lojtarin nga Tetova,Shpend Asani.22 vjeçari i cili luan pozitën e mesfushorit ofanziv, ka hedhur firmën për t'u bë bërë pjes e Gjilanit deri në Qershor të vitit 2020.

Asani hapat e parë si futbollist i bëri tek ekipi nga Tetova, KF Shkëndija pastaj ai u paraqit për një sezon edhe me ekipin tjetër shqipëtar nga Maqedonia,KF Shkupi. Shpend Asani sezonin e fundit e luajti tek Vëllazërimi nga Kërçova nga ku dhe u transferua në skuadrën tonë. Skuadra e Gjilanit gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizoj edhe prurje të tjera në eki", bëhet e ditur nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat