Bayern kërkon talentin e Chelsea, londinezët kërkojnë 25 milionë euro

Futboll

Bayern kërkon talentin e Chelsea, londinezët kërkojnë 25 milionë euro

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 00:02
Ilustrim

Bayern Munich po kërkon që ta transferojë një lojtar premtues nga skuadra e Chelsea.

Bavarezët kanë ofruar rreth 15 milionë euro për shërbimet e Hudson Odoi, mirëpo këtë ofertë e ka refuzuar Chelsea, shkruan “Goal”.

18 vjeçari do të mbetet pa kontratë në vitin 2020 dhe po konsideron ofertat e adresuara drejt tij.

Hudson Odoi dëshiron të ketë garanci se do të ketë hapësira në të ardhmen, pasi ka luajtur vetëm 11 herë këtë sezon nën urdhrat e Sarrit.

Dortmund gjithashtu është një nga skuadrat që po interesohet për lojtarin, por Bayern është skuadra e vetme që ka bërë ofertë zyrtare për të.

Pasi u është refuzuar kërkesa, është bërë e ditur se Chelsa nuk pranojnë më pak se 25 milionë euro për ta liruar lojtarin e ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat