Higuain: Golin ia kushtoj Gattusos

Futboll

Higuain: Golin ia kushtoj Gattusos

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 00:13
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka thënë se golin e fitores së Milanit 2-1 ndaj Spalit ia kushton trajnerit të vet, Gennaro Gattusos, i cili ishte i pari i tij pas plot 322 minutave.

Sulmuesi argjentinas nuk kishte shënuar gol që prej 28 tetorit, por e realizoi atë të fitores në triumfin 2-1 ndaj Spalit të shtunën në San Siro.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tri pikë thelbësorë pas gjithë atyre që i kemi humbur në ndeshjet e kaluar, dhe tani mund të pushojmë me familjet tona”, tha Higuain.

Para golit, Higuain u fishkëllye nga tifozët në San Siro për paraqitjen e tij të dobët dhe mungesën e dukshme të vetëbesimit, duke i nxitur thashethemet se do të kalojë te Chelsea.

“E kuptueshme që tifozët presin më shumë nga unë. Erdha në Milan sepse u binda nga projekti këtu dhe dua të vazhdoj kështu. Gattuso gjithmonë më ka përkrahur dhe mbi të gjitha ka qenë i ndershëm. Këtë gol ia kushtoj atij”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat