Mediat italiane ‘ngrenë në qiell’ Shaqirin - Bota Sot
Mediat italiane ‘ngrenë në qiell’ Shaqirin

Futboll

Mediat italiane ‘ngrenë në qiell’ Shaqirin

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 07:44
Shaqiri

Liverpool e ka mbyllur për mrekulli vitin 2018, duke e mposhtur skuadrën e Arsenal. Lojtarët e Jurgen Klopp ishin të jashtëzakonshëm, gjë që tregon edhe rezultati përfundimtar 5:1.

Golat për Liverpool në këtë takim u realizuan nga Roberto Firmino (3x), Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Për mysafirët e Londrës ishte Maitland Niles i cili realizoi golin e vetëm, e që ishte i pari i takimit.

Por në këtë rezultat bien në sy komentet me superlativa të medias italiane ndaj Shaqirit.

Media “foxsports.it” i ka vendosur 8 pikë supershënuesit të ndeshjes Roberto Firmino i cili realizoi 3 gola.

Firmino cilësohet si sulmues i maskuar, ai është shkatërrues për kundërshtarët në sajë të cilësive teknike të nivelit të parë që ka.

Por të dytin media italiane duke i dhënë 7 pikë rendit Xherdan Shaqirin, duke tejkaluar Salah dhe Mané. Shaqiri shkëlqen në çdo ndeshje dhe ka arritur që të fitojë në vend të rëndësishëm në njëmbëdhjetëshen e Klopp.

Rezultatet e shkëlqyera të Shaqirit vijnë në sajë të gjendjes fizike dhe teknikës së sportistit.

Media italiane shkruan se Shaqiri është bërë njeriu shumë i rëndësishëm i Liverpool dhe se është shumë e vështirë që të zëvendësohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...