Palace-Chelsea, "Blutë" s'dinë si fitohet derbi në transfertë

Futboll

Palace-Chelsea, "Blutë" s'dinë si fitohet derbi në transfertë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 08:06
Palace-Chelsea

Chelsea i Maurizio Sarri-t synon t'i japë vazhdimësi fitores së marrë në ndeshjen e fundit të kampionatit, të luajtur në transfertë kundër Watford. Përballë do të ketë një Crystal Palace që ka marrë dy fitore dhe katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura ndaj Chelsea-t. 

Për më tepër, Crystal Palace ka marrë vetëm dy fitore në 14 derbit e fundit londinez të luajtur në kampionat në "Selhurst Park" (2 fitore, 2 barazime, 10 humbje), por një nga këto fitore ka ardhur kundër Chelsea-t në tetorin e 2017-ës. 

"Blutë", nga ana tjetër, nuk kanë marrë asnjë fitore në pesë derbit e fundit të Londrës që kanë luajtur në transfertë (2 barazime, 3 humbje), ecuria e tyre më e gjatë pa fitore larg shtëpisë që nga tetë takimet e luajtura mes dhjetorit 2010 dhe shtatorit 2012. 

Crystal Palace ka marrë më shumë pikë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit (7) se në 11 takimet e mëparshme (6). Trajneri i Palace, Roy Hodgson, ka marrë tri fitore në katër ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi kundër Chelsea. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat