Sarri nuk ka dilema për qendrën e sulmit, preferon Hazardin para Moratas

Futboll

Sarri nuk ka dilema për qendrën e sulmit, preferon Hazardin para Moratas

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 09:30
Hazard dhe Morata

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri duket se ka gjetur zgjidhjen për qendrën e sulmit.

Ai në ndeshjet e fundit e ka pozicionuar Eden Hazardin se një “9 falso” dhe duket se është ndarë i kënaqur me kontributin e belgut në atë pozitë.

“Më pëlqen zgjidhja e ndeshjeve të fundit (Hazard në qendër). Për të ardhmen gjithçka është e hapur” ka thënë Sarri.

“Mendoj se Alvaro është më i mirë në zonë dhe më i mirë për të sulmuar hapësirat, mirëpo duhet thënë se Eden është duke u përmirësuar siç e keni parë ndeshjen e kaluar me golin e dytë” ka thënë tutje italiani.

“Ka dallime pasi Hazard është më i mirë kur duhet luajtur me mesfushorët dhe të krijohen hapësirat. Ai ka një mënyrë tjetër të të luajturit” ka thënë ndër të tjerash trajneri i “bluve”.

Chelsea sot do të përballet me Crystal Palace për ndeshjen e fundit të vitit kalendarik 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat