Chelsea e dëshiron Hummels, Bayern kërkon rreth 35 milionë për ta liruar

Futboll

Chelsea e dëshiron Hummels, Bayern kërkon rreth 35 milionë për ta liruar

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Matts Hummels

Chelsea po shikojnë përpara që në afatin e transferimeve të janarit të përforcohen në fazën defensive.

Në listën e dëshirave të “bluve” së fundmi figuron edhe emri i reprezentuesit gjerman, Matts Hummels.

“The Sun” shkruan se Bayern Munich po kërkon diku rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë qendër mbrojtësin, në janar.

30 vjeçari nuk është më një startues i pa prekshëm në mbrojtjen e bavarezëve, dhe mund të largohet në drejtim të Londrës.

Bayern kanë bërë të ditur se Chelsea ka kohë vetëm deri më 14 janar për të kryer lëvizjet, në mënyrë që ata të kenë mundësinë për të gjetur zëvendësimin e Hummels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat