Arsenal e ka mbyllur vitin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar me rezultatin 5:1 ndaj Liverpool.
Mirëpo, pjesa e parë e sezonit nuk mund të themi se ishte e dobët për Arsenal, të cilët patën një seri të jashtëzakonshme nën urdhrat e Unai Emery.
Arsenal aktualisht pozicionohen në vendin e pestë në Premierligë, me vetëm dy pikë më pakë se Chelsea.
Skuadra e Emery ka qenë e jashtëzakonshme në fazën ofensive, duke realizuar plot 41 herë, që i bie vetëm dy më pak se liderët e Liverpool, por ka një problem të madh për “Gunners”.
Skuadra e Emery ka pësuar plot 25 herë, krahas Liverpool që kanë pësuar vetëm 7 gola në pjesën e parë të sezonit.
Nëse Arsenal do të rregullonte problemet në mbrojtje mund të shohim se ata do të ishin konkurrent kryesorë për titullin.