Liverpool “stërkëmbësh” Barça për yllin e PSG, trajneri Klopp e do që në janar

Futboll

Liverpool “stërkëmbësh” Barça për yllin e PSG, trajneri Klopp e do që në janar

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:09
PSG

Kur mendohej se gjithçka ishte e përfunduar për mesfushorin francez Adrien Rabiot, që do të lërë skuadrën e PSG-së për të luajtur me Barcelonën, vjen lajmi se ky transferim mund të dështojë. Arsyeja? Në mes është trajneri Jurgen Klopp, që ka përfituar nga situata e mirë që po kalon Liverpool për të bindur lojtarin të transferohte në Premier League.

Skuadra e “reds” po dominon në Premier, është kualifikuar në turin tjetër të Champions League, ndaj trajneri gjerman kërkon një skuadër të kompletuar, duke parë se sezoni po hyn në fazën më të rëndësishme. Për këtë arsye, Liverpool është gati të paguajë shumën e kërkuan nga PSG, 50 milionë euro, për të marrë mesfushorin 23-vjeçar.

Liverpool është gati të paguajë që në janar shumën e kërkuar nga PSG-ja, duke u përpjekur që të evitojë konkurrencën e Barcelona, që duket se ka marrë një “OK” nga lojtari, por ende asnjë të tillë nga skuadra e PSG-së. Kjo e fundit do të presë ofertën më të mirë që do t’i vijë në janar, për të arkëtuar sa më shumë nga kjo shitje. Kontrata e Rabiot me PSG skadon në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat