Këto do të jenë sfidat e Messit për vitin 2019

Futboll

Këto do të jenë sfidat e Messit për vitin 2019

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Lionel Messi

Lionel Messi e ka mbyllur me shumë suksese vitin kalendarik 2018.

Edhe pse përfundoi në pozitën e pestë në garën për Topin e Artë, argjentinasi ishte padyshim një prej më të mirëve.

Ai e përfundoi këtë vit kalendarik me 51 gola, dy më shumë se “rivali” i tij Cristiano Ronaldo.

Gjithashtu gjatë vitit që po lëmë pas ai në sirtarin e tij shtoi edhe një “Këpucë të Artë”.

Por, në vitin 2019 ai do të ketë disa sfida të reja, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Messi në vitin 2019 do të ketë për sfidë që të arrijë kuotën e 400 golave në La Liga, ku momentalisht regjistron 398 sosh.

Gjithashtu, ai mund të bëhet realizuesi më i mirë në Evropë për herën e gjashtë në karrierën e tij.

Argjentinasi mund të thyej rekordin e legjendës braziliane, Pele, për më  së shumti gola me një skuadër.

Ylli i Barcelonës për sfidë do të ketë të fitojë të gjithë trofetë e mundshme në 2019, me theks të veçantë atë të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Amerikës me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat